Art&Argëtim

"I qan shpirti kësaj bananes", degradon keq sherri mes aktores dhe balerinit, Iliri ia kthen 'dhëmbë për dhëmbë' Monikës

Sherret mes Ilirit dhe Monikës ishin padyshim ndër më të komentuarat e duket se gjakrat nuk janë ftohur edhe pas mbarimit të spektaklit.

16 Gusht 2022, 18:05 Nga s.s
"I qan shpirti kësaj bananes", degradon keq sherri mes aktores
Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja

TIRANË- Ata ishin padyshim dyshja më e komentuar e edicionit të parë të “BBV”. E kemi fjalën për aktoren e njohur Monika Lubonja dhe fituesin e këtij “reality show”, Ilir Shaqiri. Sherret mes tyre ishin padyshim ndër më të komentuarat e duket se gjakrat nuk janë ftohur edhe pas mbarimit të spektaklit. Së fundmi, Monika ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me Ilirin dhe Monika nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet duke ironizuar situatën.

Një ndjekës e ka pyetur aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme dhe me ironi ajo është përgjigjur: “Iliri”, me disa emoji duke qeshur.

"I qan shpirti kësaj bananes", degradon keq sherri mes aktores
Postimi i Monikës

Nëse mendon ta rikthejë ndonjëherë miqësinë e saj me Ilirin, ish-banorja u përgjigj: “Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!” Ndërkohë Iliri është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krah së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, duke treguar qartë që i referohet Monikës pasi aktorja gjatë “BBV” tregoi se i pëlqen shumë bananet.

"I qan shpirti kësaj bananes", degradon keq sherri mes aktores
Postimi i Ilirit

ilir shaqiri monika lubonja

Sondazh

Poll