Politike

Berisha: Të çlirohemi nga ky regjim, rrogat e mësuesve duhet të ishin rritur 3 herë

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se duhet të bëjmë çdo gjë që të çlirohemi nga regjimi i tanishëm.

16 Gusht 2022, 21:48 Nga I.A
Berisha: Të çlirohemi nga ky regjim, rrogat e mësuesve duhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësues dhe ekspertë të sistemit parauniversitar në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se duhet të bëjmë çdo gjë që të çlirohemi nga regjimi i tanishëm. Po ashtu ai theksoi se me borxhin që ka marrë kjo qeveri, rrugat e mësuesve duhet të ishin rritur 3 herë.

"Ne duhet të bëjmë gjithçka në një mision që të çlirohemi nga ky regjim i cili përdor dy armë kundër nesh, mashtrimin dhe vjedhjen. Do ju jap një shembull. Në vitin 2005-2013, duke zbritur inflacionin, rrogat e mësuesve janë rritur 107%, 130% shkonin bashkë me inflacionin. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë, janë rindërtuar në arsim 1300 objekte. Buxheti i shtetit është identik me buxhetin e familjes. Për t’i realizuar të gjitha këto, ne morëm 4% të PBB. Ishte 58.2%, shkoi në 64.4%. Kanë marrë borxh mbi 40%. Borxhi ka kaluar nga 66% në 107%. Ku janë rrogat e mësuesve, të mjekëve, të infermierëve? Me këtë borxh, rrogat tuaja mund të rriteshin 3 herë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 16 Gusht 2022, 21:41 I.A

Berisha: Qeverisemi nga një grup hajnash

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësues dhe ekspertë të siste...