Bota

E rëndë/ Makina përplas një fëmijë në Kosovë, i mituri ndërron jetë në spital

Sipas policisë në Kosovë fëmija ndërroi jetë në Spitalin Rajonal nё Pejё për shkak të lëndimeve të rënda që mori nga përplasja fatale.

16 Gusht 2022, 08:45 Nga A.B
E rëndë/ Makina përplas një fëmijë në
Spital

KOSOVË- Një fëmijë i cili ishte duke ecur në rrugë është përplasur për vdekje nga një makinë në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në fshatin Kovrag të Istogut,  në rrugën Pejë-Mitrovicë.

Sipas policisë në Kosovë fëmija ndërroi jetë në Spitalin Rajonal nё Pejё për shkak të lëndimeve të rënda që mori nga përplasja fatale.

Policia lajmëroi: Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё”.

 

vdes femija ne istog kosove

Sondazh

Poll