Bota

Shkëmbimi energjitik/ Ministrja në Kosovë: Shqipërisë i dhamë 121.7 MWh, sot morëm vetëm 1 mijë

Rizvanolli ka thënë se KEK i ka dhënë KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve.

15 Gusht 2022, 23:11 Nga F.M
Shkëmbimi energjitik/ Ministrja në Kosovë: Shqipërisë i
Artane Rizvanolli

KOSOVË- Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Mediat e Kosovës shkruajnë se Rizvanolli ka thënë se KEK i ka dhënë KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve.

“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet. Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”, shkruan Rizvanolli.

Kosova bëri me dije sot se do të ndërpriste furnizimin me energji elektrike për qytetarët, për shkak të krizës në të cilën ndodhet vendi. Por, pak orë më vonë, një marrëveshje me Shqiprinë, bëri që gjithçka t’i kthehej normalitetit.

artane rizvanolli

Sondazh

Poll