Bota

Refuzoi çmimin në emër të Brandos/ Fjalimi iu konsiderua politik, Oscars i kërkon falje aktores pas 50 vitesh

Littlefeather, asokohe 26 vjeçe, u turpërua dhe u shmang nga industria e argëtimit pas fjalimit të saj në Oscar.  Fjalimi i saj ishte, sipas organizatorëve, deklarata e parë politike në ceremoninë televizive duke filluar një trend që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

16 Gusht 2022, 07:48 Nga A.B
Refuzoi çmimin në emër të Brandos/ Fjalimi iu konsiderua
Momenti i dorezimit te Oscar

SHBA- Çmimet Oscar i kanë kërkuar falje Sacheen Littlefeather, një gruaje vendase amerikane që u ngjit në skenë gati 50 vjet më parë. Aktivistja dhe aktorja u shfaq në TV live në 1973 për të refuzuar një Oscar që Marlon Brando fitoi për The Godfather, raporton BBC.

Brando refuzoi çmimin për aktorin më të mirë për shkak të keqinterpretimit të amerikanëve vendas nga industria e filmit në SHBA dhe dërgoi Littlefeather në vend të tij.

Littlefeather, asokohe 26 vjeçe, u turpërua dhe u shmang nga industria e argëtimit pas fjalimit të saj në Oscar.  Fjalimi i saj ishte, sipas organizatorëve, deklarata e parë politike në ceremoninë televizive duke filluar një trend që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Duke u prezantuar në emër të Brandos, i cili shkroi "një fjalim shumë të gjatë" ajo i tha audiencës "se ai me shumë keqardhje nuk mund ta pranojë këtë çmim shumë bujar. Dhe arsyet për këtë janë trajtimi i indianëve amerikanë sot nga industria e filmit dhe në televizion në rishfaqjet e filmave, si dhe me ngjarjet e fundit" tha ajo duke iu referuar një përplasjeje të dhunshme me agjentët federalë në një vend me rëndësi të konsiderueshme për popullin Sioux.

Refuzoi çmimin në emër të Brandos/ Fjalimi iu konsiderua
Sacheen Littlefeather

Ajo u prit me brohoritje nga publiku. Në vitin 2020, Littlefeather i tha BBC-së se menjëherë pas fjalimit ajo duhej të largohej nga skena me dy roje sigurie. 

Refuzoi çmimin në emër të Brandos/ Fjalimi iu konsiderua

sacheen littlefeather

Sondazh

Poll