Bota

Drejtori i Pfizer infektohet me COVID-19, Burla: Kam besim se do shërohem

Burla mori katër doza të vaksinës kundër COVID të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

16 Gusht 2022, 07:12 Nga A.B
Drejtori i Pfizer infektohet me COVID-19, Burla: Kam besim se do shërohem
Albert Burla

SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Burla, ka njoftuar se është pozitiv me COVID-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta.

60 vjeçari tha se ai filloi terapinë duke përdorur ilaçin anti-COVID të kompanisë Paklovid dhe se, në përputhje me masat paraprake të shëndetit publik, ai është në izolim.

“Kam besim se do të shërohem shpejt”, tha Burla në një deklaratë.

Burla mori katër doza të vaksinës kundër COVID të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech./Timetotimes

albert burla

Sondazh

Poll