Bota

6 vite burg shtesë për Aung San Suu Kyi, BE: Të lirohet menjëherë dhe pa kushte

Ish-liderja, Aung San Suu Kyi është dënuar me 6 vite burg nën akuzat për korrupsion.

16 Gusht 2022, 07:47 Nga s.s
6 vite burg shtesë për Aung San Suu Kyi, BE: Të lirohet
Aung San Suu Kyi

AZI JUGLINDORE- Një gjykatë në Myanmar, Azi Juglindore dënoi të hënën ish-lideren, Aung San Suu Kyi, nën akuzat për korrupsion, duke i shtuar gjashtë vjet dënimit të saj të mëparshëm 11-vjeçar, tha një zyrtar ligjor. Gjyqi u mbajt me dyer të mbyllura, pa akses për mediat apo publikun dhe avokatët e saj u ndaluan të zbulojnë informacione rreth proçedurave.

Në katër rastet e korrupsionit të vendosura të hënën, Aung San Suu Kyi pretendohej se kishte abuzuar me pozicionin e saj për të marrë me qira tokë publike me nën çmimet e tregut dhe se kishte ndërtuar një rezidencë me donacione të destinuara për qëllime bamirësie. Ajo u dënua me tre vite për secilën nga katër pikat, por dënimet për tre prej tyre do të kryhen njëkohësisht, duke i dhënë gjithsej gjashtë vite të tjera burg, raporton The Guardian.

Ajo mohoi të gjitha akuzat dhe avokatët e saj priten të apelojnë. Ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dënoi të hënën dënimin dhe bëri thirrje për lirimin e saj. "Unë dënoj dënimin e padrejtë të Aung San Suu Kyi me gjashtë vite paraburgim shtesë", ka shkruar Borrell në Twitter, duke i bërë thirrje regjimit të Mianmarit "ta lirojë menjëherë dhe pa kushte".

Analistët thonë se akuzat e shumta kundër saj dhe aleatëve të saj janë një përpjekje për të legjitimuar marrjen e pushtetit nga ushtria duke e eliminuar atë nga politika përpara se ushtria të mbajë zgjedhjet që i ka premtuar për vitin e ardhshëm, por Aung San Suu Kyi dhe të pandehurit e saj i kanë mohuar këto akuza.

aung san suu kyi

Sondazh

Poll