Bota

Abazoviç flet për mocionin e mosbesimit: Mos të mbetemi peng i Gjukanoviçit! Do riformatojmë qeverinë

Abazovic tha se nuk e ka problem që dikush tjetër të jetë kryeministër, por se aktin e dhënies së mandatit e konsideron “të papërgjegjshëm”.

15 Gusht 2022, 21:38 Nga e.k
Abazoviç flet për mocionin e mosbesimit: Mos të mbetemi peng i
Dritan Abazoviç

MONTENEGRO- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se të gjithë ata që duan që Mali i Zi të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët nuk duan që të anulohet Traktati Themeltar dhe të ndalet rruga evropiane e vendit, nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

I ftuar në Vijesti, Abazoviq u shpreh se sa i përket seancës së Kuvendit të 19 gushtit, “gjendja është e qartë”.

“Jam i relaksuar dhe pres 19 gushtin, qeveria i ka zbatuar të gjitha detyrimet nga marrëveshja, kanë mbetur edhe tre pika që janë në kompetencë të Parlamentit, nëse dikush do ta kthejë mekanizmin në duart e atyre që duan destabilizimin për shkak të qendrave financiare, kjo nënkupton përgjegjësi. Nëse qeveria nuk bie të hënën, do të kryhet një riformatim”, tha ai.

Abazoviç ndër të tjera tha se pjesë e rindërtimit të Qeverisë, nëse nuk bie të premten, ftohen të gjithë përveç atyre që e përjashtuan veten, duke iu referuar Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Partisë Socialdemokrate (SDP).

“Këta janë ata që kanë dorëzuar mocionin sepse nuk kanë përballuar vendimet e vështira të Qeverisë”, tha kryeministri.

“Të gjithë ata që duan që ne të kemi prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përgatitjen e zgjedhjeve që duhet të mbahen dhe do të mbahen së shpejti. Të gjithë ata që duan që ne të ndjekim rrugën e stabilizimit dhe pajtimit do të ftohen”, tha ai.

Abazovic tha se nuk e ka problem që dikush tjetër të jetë kryeministër, por se aktin e dhënies së mandatit e konsideron “të papërgjegjshëm”.

“Nëse qeveria bie, mekanizmi i kthehet Milo Gjukanoviçit, nëse duhet të përcaktojmë fatin e Malit të Zi në atë mënyrë që të përdorim vullnetin e mirë të Milo Gjukanoviçit për t’ia dhënë mandatin e ardhshëm kolegut Beçiç apo një kolegu tjetër, mendoj se është diçka e papërgjegjshme sidomos për momentin.Ndaj apeli im është të shkojmë në rrugën e rindërtimit”, tha Abazoviç

dritan abazoviç

Sondazh

Poll