Bota

Serbia ndalon zv.kryeministrin Bislimi dhe ministrin Svelça të futen në Luginën e Preshevës

Të dy këta zyrtarë të lartë të Kosovës, kanë pasur në plan të vizitojnë Luginës së  Preshevës, pikërisht disa ditë para se në Bruksel të mbahet takimi.

15 Gusht 2022, 23:01 Nga F.M
Serbia ndalon zv.kryeministrin Bislimi dhe ministrin Svelça të futen
Lugina e Preshevës

KOSOVË- Serbia vazhdon të mos u japë leje zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, për të vizituar shqiptarët në Luginë të Preshevës. RTK shkruan se një leje e tillë merret vesh se u është refuzuar edhe Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel, si edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Të dy këta zyrtarë të lartë të Kosovës, kanë pasur në plan të vizitojnë Luginës së  Preshevës, pikërisht disa ditë para se në Bruksel të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e BE-së.

Lajmin për mos dhënien e lejes për të hyrë në Serbi, e kanë konfirmuar për RTK-në, zyrtarë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

Sipas tyre, kjo vizitë nuk do të realizohet prandaj edhe shtyhet për një afat tjetër të papërcaktuar.

besnik bislimi xhelal sveçla

Sondazh

Poll