Bota

Pas Gjermanisë dhe Zvicra paralajmëron reduktime të energjisë elektrike

Disa media dhe politikanë e morën këtë si një pranim se strategjia e qeverisë për energjinë ishte e papërgatitur për ndërprerje të mundshme të energjisë.

15 Gusht 2022, 20:26 Nga e.k
Pas Gjermanisë dhe Zvicra paralajmëron reduktime të
Impiant gazi, Zvicër

ZVICËR- Pas Gjermanisë dhe Zvicra ka njoftuar se mund të përballet me një krizë energjitike duke paralajmëruar një sërë opsionesh për reduktimin e energjisë elektrike.

Këtë e bëri të qartë ministrja e Energjisë Simonetta Sommaruga e cila u shpreh se qeveria po bën çdo përpjeklje që vendi të mos përballet me ndërprerjen e energjisë por sipas saj nuk duhet harruar se në Europë ka luftë dhe pasiguri.

“Zvicra po bën gjithçka për të parandaluar një mungesë. Por të mos harrojmë se në Evropë ka luftë. Nuk ka siguri”, tha Sommaruga.

Ajo shtoi se miratimi i një objektivi të kursimit të energjisë prej 15 për qind si ai i Bashkimit Evropian do të “kishte kuptim”, por qeveria do të merrte vendimin përfundimtar.

Komentet e saj vijnë pasi kreu i komisionit të energjisë elektrike u kritikua pasi i bëri thirrje qytetarëve që të blejnë qirinj dhe dru zjarri përpara dimrit. Disa media dhe politikanë e morën këtë si një pranim se strategjia e qeverisë për energjinë ishte e papërgatitur për ndërprerje të mundshme të energjisë.

Sommaruga u tërhoq, duke thënë se një fushatë e kursimit të energjisë do të nisë në javët e ardhshme.

zvicra

Sondazh

Poll