Bota

36-vjeçarja donte të shiste djalin për 4000£, arrestohet nga Policia

Nargiza Aitmatova u arrestua në Rusi pasi postoi njoftime në rrjetet sociale duke thënë se ajo donte ta shiste djalin e saj te tregtarët e organeve të trupit.

15 Gusht 2022, 20:56 Nga e.k
36-vjeçarja donte të shiste djalin për 4000£, arrestohet
Nëna dhe djali i saj i mitur

RUSI- Një 36-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia ruse pasi ka tentuar të shesë djalin e saj të mitur për 4,000 £ pasi e kishte reklamuar në faqet e transplantit të organeve njerëzore.

Nargiza Aitmatova u arrestua në Rusi pasi postoi njoftime në rrjetet sociale duke thënë se ajo donte ta shiste djalin e saj te tregtarët e organeve të trupit.

Aitmatova e çoi djalin e saj në një qendër tregtare pasi disa policë u kamufluan si blerës të mundshëm që po i përgjigjeshin reklamës së saj. Gjatë bisedës me policët, ajo iu dorëzoi atyre dokumentet e fëmijës duke përfshirë një kartë mjekësore, certifikatën e lindjes dhe kartën e migracionit.

Gjatë bisedës policët e pyetën se a e kuptonte se çfarë po bënte dhe se nuk do ta shihte më kurrë të birin, por ajo tha se ishte e sigurt. Ndaj nënës u ngrit akuza e trafikimit.

rusi

Sondazh

Poll