Politike

Presidenti Begaj takon Kurtin e Konjufcën: Mbështetja ime e palëkundur për Kosovën dhe interesat e saj

Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit.

15 Gusht 2022, 16:49 Nga F.M

 

Presidenti Begaj takon Kurtin e Konjufcën: Mbështetja ime e
Bajram Begaj në Kosovë

 

KOSOVË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Nga takimi, Kreu i Shtetit ka deklaruar se Kosova dhe institucionet e saj do të gjejnë tek Presidenti një mbështetës besnik dhe mik të palëkundur të interesave të tyre.

Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.

"Presidenti i Republikës ka përshëndetur maturinë e institucioneve të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështeti të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në. Në takimin me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca, Kreu i Shtetit theksoi se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare,"- thuhet më tej në njoftimin për shtyp nga Presidenca. 

Kjo vizitë e presidentit Begaj në Prishtinë shënon edhe udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej momentit kur u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit. Begaj u prit nga Osmani me një ceremoni të veçantë, ndërsa u nderua dhe nga Forcat e Armatosura të Kosovës.

 

bajram begaj

Sondazh

Poll