Bota

Dasma kthehet në tragjedi, 14 vjeçari britanik mbytet në pishininën e një resorti turk

Një adoleshent 14-vjeçar britanik është mbytur në pishinën e një resorti turk.

15 Gusht 2022, 18:33 Nga s.s
Dasma kthehet në tragjedi, 14 vjeçari britanik mbytet në
Resort në Turqi

TURQI- Një adoleshent britanik është mbytur në pishinën e një resorti turk. 14-vjeçari u gjend në vështirësi teksa po notonte me tezen e tij në hotelin afër plazhit Liberty Lara të dielën pasdite. Policia po heton pretendimet e njerëzve që ndodheshin në vendngjarje se pishina ishte e pambikëqyrur sepse shpëtimtari ishte në pushimin e drekës, diçka që hoteli e mohoi këtë gjë me vendosmëri. Një pushues tha se djali u tërhoq pa ndjenja nga pishina nga një burrë dhe iu dha ndihma e shpejtë përpara se të dërgohej me urgjencë në spital, raporton The Sun.

Pushuesi tha: “Kjo ndodhi rreth orës 13:00 dhe dëgjuam se shpëtimtari kishte shkuar për të drekuar. Njerëzit u përpoqën shumë për të ringjallur djalin, por ishte tepër vonë. Është shumë e trishtueshme, veçanërisht kur mendon se ata ishin atje për një arsye kaq të lumtur”. Besohet se djali dhe familja e tij ishin në atë resort për shkak se ishin të ftuar në një dasmë.

Një zëdhënës i hotelit tha për revistën “The Sun”: “Është një fatkeqësi që një nga të ftuarit tanë të rinj fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e djeshme teksa po notonte me tezen e tij në pishinën tonë kryesore. Në këtë moment lutjet tona shkojnë për familjen dhe njerëzit e dashur që aktualisht janë duke qëndruar në hotelin tonë. Nga respekti për familjen, dëshirojmë të mos komentojmë më shumë për ngjarjen derisa të marrim rezultatin e autopsies”. I pyetur në lidhje me pretendimet se nuk kishte roje plazhi në detyrë në kohën e incidentit, zëdhënësi tha se ishte "kategorikisht e pavërtetë".

turqi

Sondazh

Poll