Bota

Rusia e gatshme tu shesë armë të avancuara aleatëve, thotë Putin

Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme t'u ofrojë partnerëve dhe aleatëve llojet më moderne të armëve nga armët e vogla te automjetet e blinduara dhe artileria, avionët luftarakë dhe mjetet ajrore pa pilot.

15 Gusht 2022, 18:44 Nga s.s
Rusia e gatshme tu shesë armë të avancuara aleatëve,
Vladimir Putin

RUSI- Ditën e hënë, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska është e gatshme t'u shesë armë të avancuara aleatëve në nivel global dhe të bashkëpunojë në zhvillimin e teknologjisë ushtarake. Putin këmbëngul se armët ruse janë shumë më të avancuara se armët e konkurrentëve.

Gjatë deklaratës së tij Putini vlerësoi lidhjet e të forta me Amerikën Latine, Azinë dhe Afrikën. Ai tha se Rusia "është e gatshme t'u ofrojë partnerëve dhe aleatëve llojet më moderne të armëve nga armët e vogla te automjetet e blinduara dhe artileria, avionët luftarakë dhe mjetet ajrore pa pilot”. Putin shtoi gjithashtu se Rusia mund të ofrojë modele dhe sisteme të reja. “Po flasim për armë dhe automatikë robotikë me precizion të lartë për sisteme luftarake të bazuara në parimet e reja fizike. Shumë prej tyre janë vite, ose ndoshta dekada përpara homologëve të tyre të huaj dhe për nga karakteristikat taktike dhe teknike janë dukshëm më superiorë ndaj tyre”, tha ai.

Analistët ushtarakë perëndimorë thonë se ajo që ata e konsiderojnë ‘performancë të dobët të trupave dhe armatimeve ruse në Ukrainë’ mund t'i bëjë eksportet e armëve të Moskës më pak tërheqëse për blerësit potencialë. Ukraina ka përdorur armatimin e furnizuar nga SHBA, veçanërisht sistemet e avancuara të raketave HIMARS, prej të cilave Rusia ka marrë një sërë goditjesh të mëdha, duke përfshirë shkatërrimin e një baze ajrore në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, javën e kaluar.

putin rusi

Sondazh

Poll