Bota

Qëllohet për vdekje me thikë një person në Londër, viktima e 57 për këtë vit

Si autor i ngjarjes është vënë në pranga një person, por shkaqet e sulmit mbeten të panjohura.

15 Gusht 2022, 19:00 Nga F.M
Qëllohet për vdekje me thikë një person në Londër,
Londër

LONDËR- Një person ende i paidentifikuar është vrarë me thikë këtë të hënë në qendër të Londrës. Mediat vendase shkruajnë se personi në fjalkë u gjet i mbuluar në gjak e me plagë të shumta të shkaktuara nga thika.

Oficerët e policisë dhe ambulanca pasi mbërritën në vendngjarje e shpallën viktimën të vdekur 40 minuta pas plagosjes. Si autor i ngjarjes është vënë në pranga një person, por shkaqet e sulmit mbeten të panjohura.

Sky News shkruan se kjo është vrasja e 57 me thikë në Londër për këtë vit. E fundit ishte një 7-vjeçare që u qëllua për vdekje nga një fqinj i saj.

sky news vrasje ne londer

Sondazh

Poll