Bota

VIDEO/ 3 të vdekur nga shpërthimi i një mine në plazhin e Odessa-s

Pamjet tregojnë pushuesit e plazhit të cilët gjymtohen për vdekje teksa notonin të shtunën në një plazh në Zatoka në rajonin Odesa të Ukrainës, ku miliona banorë dhe turistë kalojnë pushimet verore përgjatë Detit të Zi.

15 Gusht 2022, 18:11 Nga e.k
VIDEO/ 3 të vdekur nga shpërthimi i një mine në plazhin e
Pamje nga vendi i ngjarjes

UKRAINË- Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur një minë shpërtheu në një plazh në Ukrainë, thanë autoritetet lokale të hënën.

Pamjet tregojnë pushuesit e plazhit të cilët gjymtohen për vdekje teksa notonin të shtunën në një plazh në Zatoka në rajonin Odesa të Ukrainës, ku miliona banorë dhe turistë kalojnë pushimet verore përgjatë Detit të Zi.

"Tre viktima u nxorrën nga uji pa asnjë shenjë jete", tha koloneli i policisë së Odesës, Lyubov Hordievska. 

Ndërkohë dy të tjerë u shtruan në spital dhe gjendja e tyre nuk ishte menjëherë e qartë.

“Dëshirojmë të theksojmë edhe një herë rreziqet e notit në ujërat e rajonit të Odesës”, tha Hordievska. 

"Është e rrezikshme dhe e ndaluar."

Trupi i një viktime, i cili nuk u identifikua menjëherë, u mor nga plazhi nga mjekët me barelë. Zona më vonë u rrethua me kasetë policore siç duket dhe në video.

ukraine

Sondazh

Poll