Aktualitet

Përplasen dy mjete në Fier, banorët në panik, policia nuk mbërrin në vendngjarje (Video)

8 Gusht 2019, 21:18 Nga DOSJA
Përplasen dy mjete në Fier, banorët në panik, policia nuk

FIER– Një aksident i ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ka shkaktuar panik tek qytetarët. Dosja.al mëson se rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme, një automjet tip “BMW” është përplasur me një automjet të tipit “GOLF” i cili ka qenë i parkuar.

Dosja.al ka siguruar video nga momenti i aksidentit që ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” në Fier, por ka kaluar pa dëme në njerëz. Megjithatë ka shkatuar panik tek qytetarët e zonës pasi në këtë orë ata mbarojnë shëtitjen në shëtitoren e qytetit dhe kthehen në banesat e tyre.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte automejti tip “BMW” dhe shoferi që e drejtonte ka qenë në gjendje të dehur. Ndërkohë policia nuk ka mbërritur në vendngjarje për të inspektuar aksidentin.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier perplasen dy makina ne fier aksident ne fier perplasen dy makina ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2019, 13:54

Digjet makina në Vlorë, nuk ka të lënduar (Foto)

VLORË– Një automjet tip “Ford” ka marrë flakë në qytetin e Vlorës. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në këtë qytet teksa automjeti ish...