Aktualitet

Kushtet skandaloze të transportit publik, në mungesë të kondicionerëve përdoren shishet plastike për të mbajtur hapur dr

8 Gusht 2019, 13:51 Nga DOSJA

TIRANË- Fotoja që shikoni është e siguruar nga Dosja.al në një nga urbanët e linjës së transportit publik të “Tregut Elektrik”.

Kjo foto është shkrepur paraditen e sotme, në një kohë që temperaturat në kryeqytet janë rritur ndjeshëm.

Në foto duket një shishe plastike uji, që është përdorur për të mbajtur hapur pjesën e sipërme të urbanit, në mënyrë që të evitohen sado pak temperaturat e larta.

Është shumë vështirë që dhe dritaret të mbahen hapur, jo më për kondicionerët që nuk bëhet fjalë.

Ky nuk është rasti i vetëm që vërehen probleme të theksuara me transportin publik në Tiranë, pasi problemi kryesor është edhe mbingrakimi i urbanëve çdo mëngjes.

Ndërsa Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon me postimet në rrjetet sociale dhe deklarat e tij, se kushtet në transportin publik janë përmirësuar, problemet sa vijnë dhe shtohen.

Pavarësisht se bileta e urbanit është rritur prej 3 vitesh, nuk është parë asnjë përmirësim, përveçse kushtet e transpotit publik po bëhen gjithmonë e më skandaloze.

A.C/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shishe plastike temperaturat e larta tirane transporti publik shishe plastike temperaturat e larta tirane transporti publik

Sondazh

Poll