Aktualitet

FOTO/ Ilir Meta krijon “ekspozitën” para Presidencës, krahason Teatrin Kombëtar me Apolloninë

8 Gusht 2019, 17:16 Nga DOSJA
FOTO/ Ilir Meta krijon “ekspozitën” para Presidencës,

TIRANË- Para godinës së Presidencës së Republikës së Shqipërisë janë vendosur ditën e sotme disa fotografi të Trashëgimnisë kulturore duke krijuar një “ekspozitë” me to.

Presidenti Ilir Meta përmes këtyre fotove të varura në kangjellat rrethuese të Presidencës, ka vënë edhe foton e Teatrit Kombëtar duke e krahasuar atë me Apolloninë, një prej monumenteve më të vjetra kulturore shqiptare.

Kjo “ekspozitë” para Presidencës, vjen pas shumë kohëve rezistencë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar nga ana e artistëve.

Aktorë të shumtë kundërshtojnë shembjene kësaj godinë që sipas qeverisë duhet shembur për të rindërtuar një tjetër godinë të re me kushte optimale për artistët.

Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apollonia ekspozitë presidenti meta teatri kombetar apollonia ekspozitë presidenti meta teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2019, 13:54

Digjet makina në Vlorë, nuk ka të lënduar (Foto)

VLORË– Një automjet tip “Ford” ka marrë flakë në qytetin e Vlorës. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në këtë qytet teksa automjeti ish...