Aktualitet

VIDEO/ Përdorin celularin në timon, ndëshkohen 758 drejtues mjetesh

8 Gusht 2019, 15:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Përdorin celularin në timon, ndëshkohen 758 drejtues

TIRANË– Policia rrugore në Tiranë ka ndëshkuar 758 persona të cilët kanë përdorur celularin gjatë kohës që drejtiojnë automjetin.

Policia ka njoftuar se ka nisur monitorimin nga policë me uniformë dhe agjnetë cilvil që do të ndëshkojnë çdo person që përdor aparatin celular, gajtë drejtimit të automjetit.

Përdorimi i celularit në makinë është vlerësuar nga Policia si trend negativ.

Njoftimi i Policisë Rrugore

Tiranë

Nisur nga rreziku potencial, që mbart përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nga fakti që në shumë aksidente rrugore, është provuar se shkak është bërë përdorimi i aparatit celular, rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar me forma kontrolli nga me efikaset, përfshi edhe agjentët civilë, të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Duke vlerësuar si trend negativ, gjithmonë e më shumë, përdorimin e aparatit celular, Policia rrugore e Tiranës do të vijojë në mënyrë permanente me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhe ndëshkuar 758 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet celulari ndeshkohen 758 njerez policia rrugore e tiranes celulari ndeshkohen 758 njerez policia rrugore e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2019, 13:54

Digjet makina në Vlorë, nuk ka të lënduar (Foto)

VLORË– Një automjet tip “Ford” ka marrë flakë në qytetin e Vlorës. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në këtë qytet teksa automjeti ish...