Aktualitet

Balluku ‘shqetësohet’ për sigurinë hekurudhore, hedh 12 milionë lekë në një Shqipëri pa trena

8 Gusht 2019, 13:43 Nga DOSJA
Balluku ‘shqetësohet’ për sigurinë hekurudhore, hedh

TIRANË– Shqipëria nuk ka asnjë tren funksional për pasagjerë por një projektligj i ri është hedhur për konsultim për krijimin e autoritetit të sigurisë hekurudhore. Ky projektligj që konsiston në krijimin e kësaj njësie të re ka mbështetjen e ministres së Infrastrukturës dhe Transportit Belinda Balluku.

Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al shihet se për krijimin e autoritetit të sigurisë hekurudhore është krijuar një fond me plot 12 milionë lekë të reja të siguruara nga fondi i shtetit. Nëse ky projektligj miratohet, do të jetë pjesë e planbuxhetit të vitit 2020-2022.

Por duke ditur se në Shqipëri nuk ka asnjë tren funskional, vallë përse do të duhej të krijohej ky autoritet i sigurisë hekurudhore? Për cilën siguri do të shërbente kur nuk ka asnjë tren?

Gjithsesi ky projektligj është ende i pamiratuar pasi është hedhur për konsultim, pork u do të përfundojnë këto para nëse miratohet.

Për të lexuar projektligjin e ri klikoni këtu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 12 milione leke per siogurne hekurudhore belinda balluku shqiperi pa trena siguria hekurudhore ne shqiperi 12 milione leke per siogurne hekurudhore belinda balluku shqiperi pa trena siguria hekurudhore ne shqiperi

Sondazh

Poll