Politike

'Rama ik'/ Meta ndan video nga koncerti i Noizy-t: Thirrje frymëzuese dhe buçitëse

Thirrjet e të rinjve 'Rama ik', Meta i cilëson si thirrje fyrmëzuese dhe buçitëse. 

15 Gusht 2022, 08:28 Nga A.B
'Rama ik'/ Meta ndan video nga koncerti i Noizy-t: Thirrje
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetin e tij 'Facebook', video nga koncerti i mbrëmjes së djeshme i organizuar nga Noizy. Thirrjet e të rinjve 'Rama ik', Meta i cilëson si thirrje fyrmëzuese dhe buçitëse. Sipas kreut të PL-së, Rama është përgjegjës për largimin e të rinjve nga vendi dhe për grabitjen e miliarda eurove të shqiptarëve. 

POSTIMI:

'Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare. Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit.'- shkruan Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll