Sport

Pamje që nuk do i pëlqejnë trajnerit të PSG! Mbappe si ‘fëmijë i llastuar’, mërzitet se nuk i pasuan dhe braktis aksionin

PSG është një ‘makinë lufte’. Skuadra e Christoph Galtier mundi 5-2 Montpellier në javën e dytë të Ligue 1 dhe bilanci aktual thotë, dy fitore me 10 gola të shënuar dhe 2 të pësuar, pa përmendur pokerin në Trophée des Champions kundër Nantes.

14 Gusht 2022, 14:44 Nga DOSJA

Pamje që nuk do i pëlqejnë trajnerit të PSG! Mbappe si

PARIS- PSG është një ‘makinë lufte’. Skuadra e Christoph Galtier mundi 5-2 Montpellier në javën e dytë të Ligue 1 dhe bilanci aktual thotë, dy fitore me 10 gola të shënuar dhe 2 të pësuar, pa përmendur pokerin në Trophée des Champions kundër Nantes.

Ajo që u diskutua ishte një episod që pa Kylian Mbappé si protagonist në fund të pjesës së parë: Vitinha drejtoi topin për disa metra në mes të fushës, por në vend që të shërbente për francezib shkoi në krahun tjetër dhe kjo zgjedhje nuk i ka pëlqyer numrit 7. Sulmuesi i kombëtares transalpine ka pushuar së vrapuari drejt zonës kundërshtare duke braktisur aksionin dhe ngritur duart lart.

Galtier nuk do të lejojë që kjo sjellje e Mbappes të kalojë, sepse ai nuk do një skuadër të ndarë, por po përpiqet të krijojë një grup të ngushtë që mund të luftojë në mënyrë kompakte për të gjitha objektivat.

E.Ç (Dosja.al)

psg mbappe

Sondazh

Poll