Sport

VIDEO/ De Gea, i turpëruar pas humbjes: “I kam kushtuar tre pikë ekipit tim!”...

Portieri spanjoll doli vullnetarisht për të folur me mikrofonat e ‘Sky Sports’ pas ndeshjes. Ai shpërthen për situatën te United: "Është një turp, nuk është e pranueshme"

14 Gusht 2022, 06:59 Nga DOSJA

VIDEO/ De Gea, i turpëruar pas humbjes: “I kam kushtuar tre pikë

ANGLI - David de Gea ishte një nga protagonistët në humbjen e Manchester United ndaj Brighton. Portieri bëri dy gabime të rënda në dy golat e parë të pësuar nga ‘Djajtë e Kuq’. Pas ndeshjes, portieri ka vendosur të dalë dhe të flasë, në mikrofonat e ‘Sky Sports’.

"Unë i kam kushtuar ekipit tim tre pikët me dy gabimet e mia. Pas tyre ishte shumë e vështirë për ekipin të vazhdonte të luante,"- tha De Gea , i cili donte të dilte dhe të fliste për përgjegjësitë.

Portieri spanjol i Manchester United mendon, se pa gabimin e tij në golin e parë të Da Silvës, qëndrimi i skuadrës së tij dhe rezultati mund të ishte ndryshe. “Ishte një gabim që ndryshoi gjithçka”. Për gabimin e tij në golin e dytë, ai komenton: "Nuk duhej të luaja me Eriksenin dhe ta lexoja më mirë ndeshjen, Brentford ushtronte presion të madh në të gjithë fushën".

“Gjithsesi duhet të jemi të guximshëm dhe të qëndrueshëm, të vazhdojmë të punojmë për ta ndryshuar këtë situatë. Kemi një trajner dhe lojtarë të rinj dhe është shumë herët për të ndryshuar situatën”,- ka komentuar në fund De Gea, situatën e ekipit të Manchester United që aktualisht është në fund të Ligës Premier.

Shikoni golat dhe gabimet e portierit t[ Manchester United, David de Gea, n[ ndeshjen ndaj Brighton:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll