Sport

Lewandowski 'harron' golat në Munich, Barcelona ngec që në start, Vallecano e bllokon në 'Camp Nou'

Barcelona dështon në start. Ekipi katalanas nuk shkon më shumë se një 0-0 ndaj Rayo Vallecanos në 'Camp Nou'.

13 Gusht 2022, 23:18 Nga DOSJA

Lewandowski 'harron' golat në Munich, Barcelona ngec që

SPANJË-Barcelona dështon në start. Ekipi katalanas nuk shkon më shumë se një 0-0 ndaj Rayo Vallecanos në 'Camp Nou'. Vendasve iu panë të anulohen dy gola. Përtej dominimit absolut nga Barça, pjesa e parë e kësaj ndeshje pati raste të shumta nga katalanasit, por rruga drejt rrjetës nuk u gjet.

Edhe në pjesën e dytë asnjë prej dy skuadrave qoftë ajo katalanase, por edhe Rayo Vallecano nuk mundën që të shënon. Një barazim që për mënyrën sesi u luajt nuk ishte e drejtë.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona rayo vallecano

Sondazh

Poll