Sport

Guardiola ‘avokat’ i norvegjezit: “Erling Haaland ka punën më të vështirë në botë”

Pas fitores së madhe të Cityt kundër Bournemouth të shtunën (4-0), trajneri spanjol tregoi pak butësi dhe i doli në mbrojtje sulmuesit të ri, që nuk shënoi në këtë ndeshje.

14 Gusht 2022, 07:07 Nga DOSJA

Guardiola ‘avokat’ i norvegjezit: “Erling Haaland ka

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit, pas fitores 4-0 ndaj Bournemouth, në konferencën për shtyp i ka dalë në mbrojtje dhe e ka justifikuar sulmuesin e tij norvegjez, i cili jo vetëm nuk arriti të shënonte në këtë ndeshje të dytë të Premier Leagues, por edhe u zëvendësua: 

“Erling Haaland ka punën më të vështirë në botë. Kur jeni duke sulmuar dhe përballur me blloqe mbrojtëse, si ajo e Bournemouth, është e vështirë të realizosh. Ata kanë tre qendërmbrojtës, dy lojtarë para qendërmbrojtësve, dhe ju jeni në mes të tyre. Si të rezistosh në një situatë të tillë? Është shumë e ndërlikuar, ne e dimë dhe shpesh do të gjendemi në këtë lloj situatash.

Është vetëm çështje kohe për të gjetur zgjidhjen e duhur, tempin e duhur. Ne do të gjejmë zgjidhjen e duhur. Me cilësinë e lojtarëve që kemi pas tij për ta ndihmuar, ne do ta gjejmë atë. Nuk kam dyshime. E rëndësishme është të jemi të durueshëm ndaj këtyre skuadrave sepse do të vijë momenti i duhur,”- deklaroi tekniku spanjol i kampionëve të Anglisë.

Guardiola ‘avokat’ i norvegjezit: “Erling Haaland ka

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll