Sport

Man.United vazhdon të shohë makthe, vjen humbja e dytë në kampionat

Manchester United dështon të marrë pikë edhe në ndeshjen e dytë të Premier League. Pas humbjes ndaj Brighton, këtë herë 'Djajtë e Kuq' munden 4-0.

13 Gusht 2022, 20:42 Nga DOSJA

Man.United vazhdon të shohë makthe, vjen humbja e dytë në

ANGLI- Manchester United dështon të marrë pikë edhe në ndeshjen e dytë të Premier League. Pas humbjes ndaj Brighton, këtë herë 'Djajtë e Kuq' munden 4-0. Gabime trashanike të portierit dhe mbrojtjes, të shfrytëzuara nga Da Silva dhe Jensen, në minutat 10’ dhe 18’.

Por makthi për “Djajtë e Kuq” do të vijonte në minutën e 30-të, me golin e Jensen, ndërsa në të 35-tën realizoi edhe Mbuemo.Në pjesën e dytë të sfidës, United pati një dominim total të lojës, por nuk mundi që të çante mbrojtjen e Brentford dhe si pasojë kjo përballje u mbyll me rezultatin 4-0.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united

Sondazh

Poll