Sport

Super Rebic, Diaz dhe Theo shënojnë! Milan e fillon kampionatin me poker, Udinese nuk reziston dot

Katër gola ndaj Udineses, por jo pa shqetësime për kampionët në fuqi të Italisë.

13 Gusht 2022, 20:36 Nga DOSJA

Super Rebic, Diaz dhe Theo shënojnë! Milan e fillon kampionatin me

ITALI- Katër gola ndaj Udineses, por jo pa shqetësime për kampionët në fuqi të Italisë. Në javën e parë të Serie A, Milan drejtuar nga Stefano Pioli mund Udinesen me shifrat 4-2 në 'San Siro' duke përfituar nga dita e shkëlqyer e Rebic, autor i një dy golëshi.

Pas 90 sekondash lojë, Becao do të shënonte për Udinese, Milan reagoi shpejt dhe në minutën e 15' me penalltinë e fituar nga Hernandez, Rebic u tregua i saktë nga 11-metrat.

Massina për Udinesen do të shënonte disa sekonda para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Diaz dhe Rebic do të vulosnin këtë fitore të Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

udinese milan

Sondazh

Poll