Bota

“Satani në rrugën për në ferr”, mediat radikale të Teheranit lavdërojnë vrasësin e shkrimtarit në New York

Rushdie ka jetuar nën kërcënim që kur lideri revolucionar iranian Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një fetva, ose dekret fetar, duke bërë thirrje për të vrarë autorin për librin e tij të vitit 1988 "Vargjet Satanike", të cilin disa muslimanë e konsideruan si mungesë respekti për Profetin Muhamed.

13 Gusht 2022, 17:28 Nga e.k
“Satani në rrugën për në ferr”, mediat radikale
Salman Rushdie

IRANMediat iraniane dhe mbështetësit e linjës së ashpër të udhëheqjes fetare të vendit përshëndetën sulmin e së premtes në shtetin e Nju Jorkut ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, i cili është përballur me kërcënime me vdekje nga Teherani për më shumë se tre dekada.

Rushdie ka jetuar nën kërcënim që kur lideri revolucionar iranian Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një fetva, ose dekret fetar, duke bërë thirrje për të vrarë autorin për librin e tij të vitit 1988 "Vargjet Satanike", të cilin disa muslimanë e konsideruan si mungesë respekti për Profetin Muhamed.

Pas goditjes me thikë,  lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u shpreh se fetvaja ishte “qëlluar si një plumb që nuk pushon derisa të godasë objektivin e tij”.

Titulli i një gazete tjetër të linjës radikate, Vatan Emrooz, ishte: "Thikë në qafën e Salman Rushdie".

E përditshmja Khorasan mbante titullin: “Satani në rrugën për në ferr”.

“Kjo meriton përgëzime: Dashtë Zoti, ne do të festojmë së shpejti kalimin e Salman Rushdie në ferr”, citohet të ketë postuar në Twitter eksperti konservator Keyvan Saedy.

Policia e Nju Jorkut e identifikoi të dyshuarin si Hadi Matar, një 24-vjeçar nga Fairvieë, Nju Xhersi, i cili kishte blerë një biletë për të ndjekur leksionin e autorit në Institutin Chautauqua. Ende nuk është bërë publik motivi për sulmin.

Sondazh

Poll