Bota

Tragjedi në Greqi/ Prindërit e lënë 8-vjeçaren brenda në makinë, ndërron jetë nga nxehtësia

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së fëmijës. Si fillim dyshohet se vdekja të ketë ardhur nga temperaturat e lartë brenda në makinë.

13 Gusht 2022, 15:37 Nga e.k
Tragjedi në Greqi/ Prindërit e lënë 8-vjeçaren brenda
Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 8-vjeçare ka ndërruar jetë brenda makinës së parkuar në diell, si pasojë e temperaturave të larta.

Ngjarja ka ndodhur në Chalandri, ndërsa vogëlushja u gjet pa ndjenja nga person i komunitetit rom.

Kur prindërit u kthyen në makinë e gjetën vajzën e vogël pa shenja jete. Ajo u dërgua në spitalin Gennimatas ku dhe u shpall e vdekur.

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së fëmijës. Si fillim dyshohet se vdekja të ketë ardhur nga temperaturat e lartë brenda në makinë.

Policia ka arrestuar prindërit të cilët po merren në pyetje nga autoritetet.

greqi

Sondazh

Poll

Bota 13 Gusht 2022, 13:37 k.m.

Ku eksporton armë Serbia?

Foto ilustruese Në vitin 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, Serbia ka eksportuar armë në vlerë...