Bota

Rrëmbehet dhe torturohet 18-vjeçarja në Mitrovicë, pengmarrësit e hedhin në rrugë me flokë të prera

Vajza mësohet se është keqtrajtuar fizikisht dhe i kanë prerë flokët.

13 Gusht 2022, 15:39 Nga F.M
Rrëmbehet dhe torturohet 18-vjeçarja në Mitrovicë,
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një 18-vjeçare është rrëmbyer dhe është torturuar për disa orë me radhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë. Mësohet se disa persona kanë dalë nga një makinë dhe e kanë rrëmbyer adoleshenten, e kanë futur në makinë dhe i kanë lidhur sytë.

Vajza mësohet se është keqtrajtuar fizikisht dhe i kanë prerë flokët. 18-vjeçarja është lëshuar nga rrëmbyesit pas disa orësh dhe familjarët e kanë dërguar në spital. Për shkak të lëndimeve të rënda, ajo është transportuar në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa motivi i rrëmbimit akoma nuk dihet.

Vetë adoleshentja ka rrëfyer gjithçka para mjekëve. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti po hetohet si “rrëmbim”. Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes.

kosove rrembehet 18 vjecarja ne mitrovice

Sondazh

Poll

Bota 13 Gusht 2022, 13:37 k.m.

Ku eksporton armë Serbia?

Foto ilustruese Në vitin 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, Serbia ka eksportuar armë në vlerë...