Bota

DOKUMENTI/ Prishtina ndalon përdorimin e skuterave dhe biçikletave elektrike nëpër sheshe publike

Vendimin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama i cili me anë të një statusi në facebok sqaron se ndalimi bëhet në vendet ku ka shumë këmbësore që qarkullojnë.

13 Gusht 2022, 16:39 Nga e.k
DOKUMENTI/ Prishtina ndalon përdorimin e skuterave dhe biçikletave
Prishtina

PRISHTINË- Komuna e Prishtës ka dalë me një vendim të ri në lidhje me përdorimin e skuterave, motërëve dhe biçikletave në sheshet e qytetit. 

Vendimin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama i cili me anë të një statusi në facebok sqaron se ndalimi bëhet në vendet ku ka shumë këmbësore që qarkullojnë.

“Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve. Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës”, shkruan Rama.

Mesa duket shtrenjtimi i naftës dhe rritja e kostove të jetesës i ka detyruar qytetarët e Prishtinës që të gjejnë zgjidhje alternative për të lëvizur.

POSTIMI I PËRPARIM RAMËS

Sondazh

Poll

Bota 13 Gusht 2022, 13:37 k.m.

Ku eksporton armë Serbia?

Foto ilustruese Në vitin 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, Serbia ka eksportuar armë në vlerë...