Bota

Me mijëra peshq të ngordhur në lumin Oder, akuza mes Gjermanisë dhe Polonisë

Peshkatarët filluan të vunë re probleme në zonë në fund të korrikut. Polish Water, organi qeveritar përgjegjës për ujërat e brendshme, tha se të paktën 10 tonë peshq të ngordhur janë gjetur përgjatë lumit dhe madje ushtria polake u thirr për të ndihmuar në largimin e tyre.

13 Gusht 2022, 16:18 Nga e.k
Me mijëra peshq të ngordhur në lumin Oder, akuza mes
Peshqit e ngordhur

POLONI- Mijëra peshq të ngordhur janë gjetur përgjatë lumit Oder që rrjedh midis Polonisë dhe Gjermanisë, teksa zyrtarët në të dyja anët e kufirit paralajmërojnë për një katastrofë ekologjike dhe u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë larg ujit.

Kryeministri Mateusz Moraëiecki e quajti incidentin “jashtëzakonisht skandaloz”, duke shtuar: “Ata që janë përgjegjës për të do të ndëshkohen rëndë”.

Peshkatarët filluan të vunë re probleme në zonë në fund të korrikut. Polish Water, organi qeveritar përgjegjës për ujërat e brendshme, tha se të paktën 10 tonë peshq të ngordhur janë gjetur përgjatë lumit dhe madje ushtria polake u thirr për të ndihmuar në largimin e tyre.

Sipas tyre se testet fillestare treguan prani të substancave toksike në lumë .

Transmetuesi gjerman RBB tha të enjten se “nivele të larta të merkurit” u gjetën në mostrat e ujit nga Oder. Ndërsa të enjten, ministria e mjedisit e shtetit gjerman të akuzoi Poloninë se po e mban problemin të fshehtë.

 Po ashtu edhe ambientalistët polakë akuzojnë qeverinë se po përpiqet të injorojë këtë çështje, që mund të marrë përmasa edhe më të rënda.

belgjike

Sondazh

Poll

Bota 13 Gusht 2022, 13:37 k.m.

Ku eksporton armë Serbia?

Foto ilustruese Në vitin 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, Serbia ka eksportuar armë në vlerë...