Bota

EMRAT/ Identifikohen viktimat dhe të plagosurit e masakrës në Malin e Zi, një 33-vjeçar në gjendje të rëndë

Të plagosur mbetën gjashtë persona, dy prej të cilëve të shtruar në Spitalin e Përgjithshëm në Cetinje dhe katër në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

13 Gusht 2022, 16:15 Nga F.M
EMRAT/ Identifikohen viktimat dhe të plagosurit e masakrës në
Vuk Boriloviç

MALI I ZI- Mediat e Malit të Zi kanë zbardhur emrat e viktimave dhe personave që mbetën të plagosur në masakrën e ndodhur një ditë më parë në Malin e Zi. Mësohet se autori i ngjarjes, Vuk Boriloviç i mori jetën 3 anëtarëve familjes Martinovic, nënës Natasha Pejović Martinovic, 35-vjeçe me profesion infermiere, si dhe dy fëmijëve të saj të mitur, 8 dhe 11-vjeç.

Më pas, Boriloviç vrau kumbarin e familjes Martinoviç, Milan Mitroviç (37-vjeç). Mitroviç ishte telefonuar nga bashkëshorti i Natasha Pejović Martinovic dhe i ishte kërkuar që të shihte se çfarë kishte ndodhur me familjen e tij. Por, sapo 37-vjeçari u fut në derë, u përball me breshërinë e plumbave dhe ndërroi jetë në vend. Vuk Boriloviç nuk u ndal me kaq. Ai gjithashtu vrau dajën e tij, Goran Gjurishiç (54-vjeç), i cili u përpoq ta ndalonte. Çifti i të moshuarve Dimitrije Drecun (81-vjeç) dhe Danica Drecun (74-vjeçe), djali i tyre Rajko Drecun (56-vjeç), si dhe fqinjët Danijela Radunoviç (51-vjeçe) dhe Aleksandra Radunoviç (52-vjeçe) mbetën gjithashtu të vrarë.

Ndërsa të plagosur mbetën gjashtë persona, dy prej të cilëve të shtruar në Spitalin e Përgjithshëm në Cetinje dhe katër në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Të plagosur kanë mbetur efektivi Ljubisha Maksimoviç (44-vjeç) nga Podgorica, si dhe banorët e Cetinjes, Sllavicës Zvicer (66-vjeç), Filip Gjurkoviç (33-vjeç), Mileva Ramadanoviç (76-vjeçe), Darinka Çelebiç (88-vjeçe) dhe Aleksandar (32-vjeç). 33-vjeçari Filip Gjurkoviç, i shtruar në QKKG ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Masakra tronditi Malin e Zi një ditë më parë. Vetë autori i ngjarjes është ekzekutuar nga një banor i zonës që e qëlloi me pesë plumba pasi pa se ai nuk po ndalej në ekzekutimin e njerëzve. 

vuk boriloviç masaker me 10 te vrare ne malin e zi

Sondazh

Poll

Bota 13 Gusht 2022, 13:37 k.m.

Ku eksporton armë Serbia?

Foto ilustruese Në vitin 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, Serbia ka eksportuar armë në vlerë...