“Trafikojnë drogë nga Rinasi”/ Oficeri i Policisë denoncon fisin Rraja tek Berisha: Janë kthyer në grup kriminal, Rama
8 Gusht 2019, 12:29Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale mesazhin e një oficeri të Policisë së Krujës lidhur me fisin Rraja.
Qytetari shkruan se fisi Rraja është kthyer në një grup të strukturar kriminal: në vrasës me pagesë dhe në trafikantë droge prej vitesh nga Stambolli në Rinas, Belgjika, Italia dhe Zvicra. Sipas denoncuesit, fisi ka pasur gjithmonë një mbështetje të madhe nga kryeministri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla, sidomos kur dy vite më parë u shkoi për vizitë në shtëpi kreu i qeverisë, Vangjush Dako dhe Blendi Klosi.
“Po të shkosh në Komisariatin e Krujës të shikosh procesverbalet për krimet e dyshimet për personat kontigjent kriminal Xhelal Rraja që sot është drejtor poste në Bashkinë së Krujës akuzohet se ka tentuar që të vrasë 4 policë në Fushë Krujë, duke i shtuar edhe akuzat për gjobëvënie. Madje ai akuzohet për vrasjen e shtetasit Xhavit Haka dhe rrëmbimin e policit nga Larushku, Arben Sejfulla Zalla,“-shkruan qytetari.
Denoncuesi gjithashtu shkruan se vëllai i Rrahman dhe Xhelal Rrajës është shpallur në kërkim për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike pasi në pacelat e tij janë mbjellë mbi 3 mijë degë kanabis.
Postimi i plotë:
Si nisi historia e fisit Rraja?
Historia u bë publike si “Dosja Xhisiela”, ku ish-oficeri Emiljano Nuhu akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil. Sipas Nuhut, e gjitha ndodhi pasi ai mori përsipër rastin e dhunimit të Malokut nga ana e Rexhep Rrajës. Xhisiela, e cila e denoncoi vetë Rexhepin për përndjekje, më pas hoqi dorë nga padia dhe tha se e gjitha ishte një problem xhelozie në çift, dhe se edhe ajo e kishte dhunuar të dashurin e saj.
Në intervistat televizive, Xhisiela e përmendte personazhin e këtij lajmi, Ramazaninsi një nga njerëzit e saj më të afërt, me të cilin kishte raporte miqësore edhe pas ndarjes me Rexhep Rrajën.
Ndërkohë personi i afërt me Xhisielën, Ramazan Rraja ka dhunuar një vajzë para disa ditësh në Tiranë. Ai është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GREQI-Është gjetur i pajetë trupi i shkencëtares britanike, në ishullin grek. Tre ditë më parë një shkencëtare britanike është shpallur e zhdukur në ishu...
Tepelenë- Në Tepelenë është përfshirë nga flakët një lokal i cili është në pronësi të shtetasit R.E. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.Njoftimi i policisë:...
Tiranë- Shkrimtari dhe publicisti Arben Kallamata ka bërë një shkrim për gjuhën shqipe. Ai ka theksuar se një nga fjalët më të rëndësishme dhe më të vyera të gj...
VLORË– Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Bestrovë të V...
VLORË– Një ditë pas vrasjes së Laver Tozajt në Selenicë, një prej fqinjëve në një deklaratë për mediat ka treguar detaje lidhur me familjen e tij.Fqinja sh...
Shqipëri– Media angleze “Telegraf” ka publikuar një shkrim me titullin “Bandat shqiptare të krimit që përdorin Facebook për të luftuar sulmet e imigracionit dhe...
Australi- Një ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit Sabrina Lekaj, pasi më 25 korrik u vra nga i ati i saj Petrit Lekaj. Shkak për vrasjen u bë dalja e...
Kavajë- Në sajë të operacionit “Plazh i lirë” janë liruar në Golem 1500 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë janë proceduar tre pronarë...
Tiranë- Nga Gjermania është ekstraduar Byniamin Hajro, 56 vjeç pasi rezulton i dënuar me 25 vite burg për vrasje.Sipas policisë ai akuzohet për vrasje d...