Aktualitet

U zhduk pasi doli për vrapin e mëngjesit, gjendet trupi i pajetë i shkencëtares britanike në Greqi

8 Gusht 2019, 12:27 Nga DOSJA
U zhduk pasi doli për vrapin e mëngjesit, gjendet trupi i pajetë

GREQI-Është gjetur i pajetë trupi i shkencëtares britanike, në ishullin grek.  Tre ditë më parë një shkencëtare britanike është  shpallur e zhdukur në ishullin grek të Ikarias, pasi kishte dalë për vrapin e mëngjesit. Ajo para se të dilet i kishet lënë një letër të dashrurit të saj në dhomën ku po qëndronin atje dhe ishte larguar, ashtu siç bënte çdo ditë. Por britanikja nuk u kthye dhe i dashuri i saj denoncoi rastin tek autoritetet greke, të hënën e kësaj jave.

34-vjeçarja është gjetur e vdekur në një luginë në Ikaria, por motivi i vdekjes nuk është mësuar akoma.

Trupi i pajetë i Natalie Christopher është gjetur në fund të një gryke të thellë rreth 20 metra pranë plazhit Kerame.

Ajo u humb prej të hënën, por nga momenti kur ka dalënga banesa ku po qëndronet me të dashurin, nuk ka mundur të kontaktojë me asnëj person, pasi dhe motra e saj tregon se 34-vjeçarja e kishet telefonin e fikur.

Motra e shkencëtares publikoi një koment në rrjete sociale kur nuk po lidhej dot me 34-vjeçaren:  “Nëse e keni numrin e saj të telefonit, ju lutem mos e telefononi për të ruajtur baterinë në mënyrë që policia të gjejë vendodhjen e saj përmes celularit.”

Por nga mediat greke është mësuar se pronarii hoteli ka parë  gjak në çarçafët e çiftit, duke lënë të kuptohej se britanikja mund të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor.

Burimi: Telegraph

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet e vdekur greqi shkencetarja britanike gjendet e vdekur greqi shkencetarja britanike

Sondazh

Poll