Aktualitet

Akuzohen për vjedhje me dhunë dhe trafik droge, arrestohen në Morinë të shpallurit në kërkim ndërkombëtar

8 Gusht 2019, 12:55 Nga DOSJA
Akuzohen për vjedhje me dhunë dhe trafik droge, arrestohen në

KUKËS– Dy persona janë arrestuar mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, të cilit ishin në kërkim ndërkombëtar pasi akuzoheshin për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë K. Q, 26 vjeç, lindur në Hoy të Belgjikës, pasi ai kërkohej nga  Gjykata e Shkallës së Parë në Antwerp për: “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Trafikim i narkotikëve dhe perkusorëve”.

26-vjeçari ishte pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë. Ai u arrestua në Shqipëri për t’u ekstraduar më pas drejt Belgjikës.

Veç tij në pikën e Morinës, u arrestua edhe një 24-vjeçar nga Kosova me inicialet H. B. 24-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritetet gjyqësore të kantonit të Gjenevës, Zvicër me kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtim prone” dhe “Dhunim banese”.

Shqiptari dyshohet se ka kryer 21 vjedhje duke hapur me forcë dyert, dritaret e banesave dhe ka vjedhur objekte dhe shuma të mëdha parash.

NJOFTIMI I PLOTË:

Morinë

Policia Kufitare e Morinës në bashkëpunim me Interpol Tirana, Interpol Brukselin dhe Interpol Bern Zvicër, vë në pranga dy persona në kërkim ndërkombëtar.

-Nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë është arrestuar shtetasi belg:

K. Q., 26 vjeç, lindur në Hoy, Belgjikë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli, Belgjikë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Antëerp, Belgjikë me datë 28.05.2019 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Trafikim i narkotikëve dhe perkusorëve” parashikuar nga nenet e Kodit Penal belg.

Nga hetimet e filluara me datë 07.10.2017 ka rezultuar se K. Q. është pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës.

-Po nga Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë u arrestua shtetasi kosovar :

H. B., 28 vjeç, lindur në Dubrav, Kosovë.

Shtetasi H B, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, pasi Autoritetet gjyqësore të kantonit të Gjenevës, Zvicër më datë 08.07.2019 kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtim prone” dhe “Dhunim banese.

Në harkun kohor 21 Dhjetor 2018-13 Mars 2019, në kantonin e Gjenevës, H.B. dyshohet se ka kryer 21 vjedhje, duke hapur me forcë dyert dhe dritaret e banesave, ka hyrë në shtëpitë dhe apartamentet private dhe ka vjedhur objekte dhe shuma të ndryshme parash.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bern/Zvicër, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kukes pika e morines kukes pika e morines

Sondazh

Poll