Aktualitet

Aksident në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 8 persona. Dy në gjendje të rëndë

Burime pranë spitalit të Fierit kanë bërë me dije se pas marrjes së ndihmës mjekësore në këtë spital edhe një tjetër i plagosur do të niset drejt kryeqytetit, në spitalit të Traumës.

13 Gusht 2022, 11:19 Nga k.m.
Aksident në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 8 persona. Dy në
Foto ilustruese

TEPELENË- Tre prej të plagosurve të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Tepelenë-Mallakastër në fshatin Malas janë dërguar drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë. Burime pranë spitalit të Fierit kanë bërë me dije se pas marrjes së ndihmës mjekësore në këtë spital edhe një tjetër i plagosur do të niset drejt kryeqytetit, në spitalit të Traumës.

Mes 8 të plagosurve në aksidentin rrugor Tepelenë-Mallakastër janë dhe dy fëmijë të mitur, 2 dhe 3 vjeç, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:15, të ditës së djeshme (12 gusht 2022)në fshatin Malas. 

aksident tepelenë-mallakastër

Sondazh

Poll