Sport

ANKETA: "Futbollisti" dhe "Trajneri" i vitit/ UEFA shpall treshen e pretendentëve, dominojnë madrilènët e Realit...

Kush do të trashëgojë titujt e Jorginhos dhe Thomas Tuchelit? Të premten, UEFA shpalli finalistët pretendentë për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të vitit në Europë.

12 Gusht 2022, 15:34 Nga DOSJA

ANKETA: "Futbollisti" dhe "Trajneri" i vitit/ UEFA shpall

ZVICER - Karim Benzema konsiderohet si favorit i madh për çmimin "Futbollisti Europian i Vitit", anketë të cilën UEFA e organizon në bashkëpunim me Mediat Sportive Evropiane (ESM). Të premten, organi qeverisës i futbollit kontinental njoftoi se krahas qendërsulmuesit madrilen, shoku i tij i skuadrës Thibaut Courtois dhe kampioni anglez i Manchester Cityt, mesfushori belg Kevin De Bruyne, ishin në mesin e tre lojtarëve që morën më shumë vota nga 15 të nominuarit.

Ashtu si Jorginho (Chelsea FC) për lojtarët, edhe trajneri i tij Thomas Tuchel nuk mund të mbrojë çmimin e tij si "Trajneri i Vitit". Përveç fitimit të Champions League, Carlo Ancelotti (Real Madrid), Pep Guardiola (Manchester City) dhe finalisti i Champions League, Jürgen Klopp (Liverpool) janë në zgjedhje në këtë kategori.

Të drejtë vote kanë patur të gjithë trajnerët e klubeve, që morën pjesë në fazat e grupeve të Champions, Europa dhe Conference League 2021/22, si dhe 55 gazetarë të përzgjedhur nga ESM, një nga çdo shoqatë anëtare e UEFA-s.

Robert Lewandowski (Bayern, tani Barcelona) zbriti në vendin e katërt me 54 vota. Pas Polit ishin Luka Modric (Real Madrid, 52), Sadio Mané (Liverpool, 51), Mohamed Salah (Liverpool, 46), Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain, 25), Vinicius Junior (Real Madrid, 21) dhe Virgil van Dijk (Liverpool FC, 19) në dhjetëshen e parë. Për trajnerët, këtu lista e nominimeve vazhdonte me Oliver Glasner në vendin e katërt (75 vota), Unai Emery (Villarreal, 74 vota) dhe José Mourinho (AS Roma, 51) kompletojnë listën e gjashtë të parëve.

Çmimet për fituesit e anketës do të shpërndahen gjatë hedhjes së shortit të Champions League, më 25 gusht. 

ANKETA: "Futbollisti" dhe "Trajneri" i vitit/ UEFA shpall

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll