Aktualitet

Përfshihet nga flakët lokali në Tepelenë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (FOTO)

8 Gusht 2019, 11:14 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët lokali në Tepelenë, dyshohet për

Tepelenë- Në Tepelenë është përfshirë nga flakët një lokal i cili është në pronësi  të shtetasit R.E. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak.

Në datë  07.08.2019, gjatë natës, në fshatin Hormovë, Tepelenë, ka rënë zjarr në brendësi të lokalit në pronësi të shtetasit R.E. Për pasojë janë djegur disa tavolina dhe karrige.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll