Aktualitet

FOTOJA/ Plagosja me armë në Tiranë, një prej plumbave përfundon në “Benz”-in e parkuar

Bëhet fjalë për një makinë të llojit “Mercedes Benz”, me ngjyrë gri të mbyllur, pronari i të cilit ishte ulur në një bar kafe në momentin e ngjarjes.

12 Gusht 2022, 18:35 Nga F.M
FOTOJA/ Plagosja me armë në Tiranë, një prej plumbave
Plumbi në mjet

TIRANË- Plagosja e ndodhur këtë mesditë në Tiranë mund të kishte përfunduar me bilanca më të rëndë. Kjo pasi një prej plumbave të qëlluar nga Qani Muça pronari i shtëpisë që shembi Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka përfunduar në një mjet të parkuar në zonë.

Bëhet fjalë për një makinë të llojit “Mercedes Benz”, me ngjyrë gri të mbyllur, pronari i të cilit ishte ulur në një bar kafe në momentin e ngjarjes. Duke qenë se Brenda mjetit nuk ka pasur asnjë person në ato çaste, dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Qani Muça qëlloi në drejtim të tre inspektorëve në momentin që IMT-ja i shembi banesën. Një nga plumbat kapi një prej punonjësve të IMT-së, Ilirjan Gavelli. Muça është arrestuar, ndërsa Gavelli ndodhet në spital.

qani muca ilirjan gavelli plagoset punonjesi i imt

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2022, 15:58 e.k

FOTO/ Zjarr në aksin Sarandë-Ksamil

Pamje nga vendi i ngjarjes SARANDË- Një vatër zjarri është pikasur pak minuta më parë në aksin rrugor Sarandë-...