Bota

Përleshje e përgjakshme mes bandës së El Chapos dhe rivalëve në burg, 11 të vrarë

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe 16 persona, por ende nuk dihet se çfarë e ka nisur këtë përleshje.

12 Gusht 2022, 20:25 Nga F.M
Përleshje e përgjakshme mes bandës së El Chapos dhe
El Chapo

MEKSIKË- Të paktën 11 persona janë vrarë pas një konflikti mes dy karteleve rivale në Juarez, Meksikë. Bëhet fjalë për një përplasje mes Los Chapos, anëtarë të kartelit famëkeq të udhëhequr më parë nga Joaquin “El Chapo” Guzman dhe grupi lokal Los Mexicles. Përleshja ka ndodhur në burgun e vendosur në kufi të Meksikës, në Juarez.

Zëvendësministri i Sigurisë Ricardo Mejia tha se të shtënat me armë zjarri kanë nisur pasditen e kaluar në një prej qelive. Sulmi sipas tij, është përshkallëzuar dhe nuk ka mundur të ndalet.

Ai shtoi se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe 16 persona, por ende nuk dihet se çfarë e ka nisur këtë përleshje. Si autorë të ngjarjes deri më tani janë vënë në pranga gjashtë anëtarë të Mexicles.

joaquin “el chapo” guzman el chapo masaker ne burg ne meksike

Sondazh

Poll