Bota

TRAGJEDI në Malin e Zi, 34-vjeçari vret 10 persona, plagos 11 të tjerë, mes viktimave ka edhe fëmijë

Mbërritja e policisë nuk e bëri të riun që të lëshonte armën dhe të dorëzohej. Ai qëlloi edhe në drejtim të efektivëve, të cilët më pas iu kundërpërgjigjën me armë duke e lënë të vdekur në vend 34-vjeçarin.

12 Gusht 2022, 19:01 Nga F.M
TRAGJEDI në Malin e Zi, 34-vjeçari vret 10 persona, plagos 11
Vendi ku ndodhi tragjedia në Malin e Zi

MALI I ZI- Tragjedi me 11 viktima dhe 10 të plagosur në Malin e Zi! Një 34-vjeçar me inicialet V.B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash duke lënë të vdekur 10 dhe duke plagosur 10 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Cetinja, pasditen e kësaj të premteje, rreth orës 16:00.

 

34-vjeçari shkoi në shtëpinë e një familjeje në Medovina me të cilët debatoi. Pas sherrit, ai qëlloi me armëduke vrarë disa dhe duke plagosur persona të tjerë. Mbërritja e policisë nuk e bëri të riun që të lëshonte armën dhe të dorëzohej. Ai qëlloi edhe në drejtim të efektivëve, të cilët më pas iu kundërpërgjigjën me armë duke e lënë të vdekur në vend 34-vjeçarin.

Me vrasjen e autorit, bilanci i tragjedisë shkoi në 11 të vrarë dhe 10 të plagosur. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, se çfarë e ka nisur debatin mes të riut dhe familjes tjetër, gjë që çoi në shkaktimin e kësaj tragjedie. Ende nuk janë zbardhur identitetet e viktimave apo të të plagosurve, por bëhet me dije se të plagosurve është edhe një polic. Mes të vrarëve ka edhe të mitur.

Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

masaker me 10 te vrare ne malin e zi

Sondazh

Poll