Bota

"Është e lehtë të harrosh gjërat që preferon t'i injorosh", harta e publikuar nga Komisioni Europian 'mollë sherri' në rrjet

Bëhet fjalë për një hartë me simbole që karakterizojnë çdo vend të unionit, por që jashtë saj kanë mbetur 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe vendin tonë.

12 Gusht 2022, 18:22 Nga e.k
"Është e lehtë të harrosh gjërat që preferon
Harta e postuar nga Komisioni Europian

BRUKSEL- Një hartë e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian në facebook është bërë 'mollë sherri' për të nisur një debat online pasi dhjetëra qytetarë të Ballkanit Perëndimor nuk e kanë pritur mirë.

Bëhet fjalë për një hartë me simbole që karakterizojnë çdo vend të unionit, por që jashtë saj kanë mbetur 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe vendin tonë.

Serbia, Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë lënë vetëm me një tokë jeshile. Kjo ka mjaftuar që dhjetëra komente të vërshojnë në Faqen e Komisionit duke i kritikuar për këtë postim.

"Komisioni Evropian, Ju duhet të mësoni shumë për Evropën", shkruan një ndjekëse.

"KU ËSHTË SERBIA DHE BOSNJA DHE Mali i Zi ???
eshte e lehte te harrosh gjerat qe preferon ti injorosh", ka shkruan një tjetër.

POSTIMI I KOMISIONIT EUROPIAN

komisioni europian

Sondazh

Poll