Bota

'Putini i vogël', Vuçiç i përgjigjet akuzave të Kurtit: Do të jetë një Zelenskyy i vogël, është nacionalist i tmerrshëm

Gjatë intervistes ai është pytur dhe në lidhje me etiketën “Putini i vogël” me të vilën i është drejtuar kryeministri i Kosovës, Akbin Kurti gjatë deklaratave të tij.

12 Gusht 2022, 17:34 Nga e.k
'Putini i vogël', Vuçiç i përgjigjet akuzave
Alesandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një intervistë në prestigjozen amerikane NYT ka ka folur edhe për konfliktet e fundit të ndidhura në veri të Kosovës.

Gjatë intervistes ai është pytur dhe në lidhje me etiketën “Putini i vogël” me të vilën i është drejtuar kryeministri i Kosovës, Akbin Kurti gjatë deklaratave të tij.

Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke thënë se Kurti dëshiron të jetë “Zelenski i vogël”,

“Kurti dëshiron të jetë një ‘Zelenski i vogël’ që lufton ‘Putinin e vogël”. Ky është tregimi i tij – se Vuçiç është një nacionalist i tmerrshëm që dëshiron të luftojë kundër të gjithëve”, ka thënë Vuçiq.

“S’është aspak e vërtetë”, ka shtuar presidenti serb.

Duke folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq thotë se s’do të vendosë sanksione ndaj federatës, të paktën deri në momentin që do të përshpejtohet dhe anëtarësimi i vendit në BE.

“Unë marr presion prej tyre çdo ditë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Kjo, nuk do të ndodhë, të paktën jo derisa aplikimi i ngecur, 13-vjeçar i Serbisë për t’u bashkuar me bllokun evropian të përshpejtohet”, është shprehur ai.

aleksander vucic

Sondazh

Poll