Bota

Sulmoi zyrat e FBI-së, qëllohet për vdekje mbështetësi i Trump, zyrtarët: E paralajmëruam

Të mërkurën, drejtori i FBI-së, Christopher Wray, denoncoi kërcënimet e bëra kundër agjencisë që nga bastisja në rezidencën e Trump, duke i quajtur ato “thellësisht shqetësuese për të gjithë amerikanët”.

12 Gusht 2022, 18:01 Nga e.k
Sulmoi zyrat e FBI-së, qëllohet për vdekje mbështetësi
Foto ilustruese

SHBA- Ricky Walter Shiffer, një nga mbështetësit e ish-presidentit, tentoi sot të sulmonte zyrën e FBI-së në Ohio, ndërkohë që humbur jetën pasi u qëllua nga agjentët.

Policia tha se Shiffer u përpoq të shkelte një zonë të kontrollit të sigurisë së vizitorëve në zyrën e FBI në Cincinnati të enjten në mëngjes.

Ai u qëllua pasi dështuan të gjitha mjetet e tjera, që nga negociatat e deri tek përdorimi i mjeteve jo vdekjeprurëse, por pasi qëlloi kundër efektivëve, Shiffer u plagos dhe më pas ndërroi jetë në vendngjarje pa arritur të marrë ndihmë mjekësore në spital.

Të mërkurën, drejtori i FBI-së, Christopher Wray, denoncoi kërcënimet e bëra kundër agjencisë që nga bastisja në rezidencën e Trump, duke i quajtur ato “thellësisht shqetësuese për të gjithë amerikanët”.

“Dhuna kundër zbatimit të ligjit nuk është zgjidhja, pavarësisht se me kë jeni të mërzitur”, tha Wray.

shba fbi-ja ricky walter shiffer

Sondazh

Poll