Bota

Jetoi 100 mln vjet më parë, zbulohet fosili i dinozaurit ‘tank’ në Argjentinë

Paleontologu kryesor Sebastian Apesteguia dhe kolegët e tij gjetën një skelet të pjesshëm të Jakapil së bashku me 15 fragmente dhëmbësh që shfaqnin një formë si gjethe, të ngjashme me dhëmbët e iguanës.

12 Gusht 2022, 17:26 Nga e.k
Jetoi 100 mln vjet më parë, zbulohet fosili i dinozaurit
Mbetjet e dinozaurit Jakapil kaniukura

ARGJENTINË- Dinozauri Jakapil, i përket periudhës Kretake dhe trupi i tij  ka qenë i mbrojtur mirë me disa rreshta armaturash në formë disku kockor përgjatë qafës dhe shpinës dhe deri në bisht, i ngjashëm më krokodilin. Jakapil ka një gjatësi rreth 1.5 metra dhe peshon 4-7 kg. Mbetjet e saj të fosilizuara u gërmuan gjatë dekadës së fundit pranë një dige në Patagoni në zonën paleontologjike La Buitrera të provincës Rio Negro.

Jetoi 100 mln vjet më parë, zbulohet fosili i dinozaurit

Sipas shkencëtarëve, Jakapil shënon një zbulim të parë në llojin e tij të një dinosauri të blinduar nga Kretaku në Amerikën e Jugut. Ai është pjesë e grupit të dinosaurëve thyreophoran që përfshin Stegosaurus, i njohur për pllakat kockore të pasme dhe bishtin me gjemba, dhe Ankylosaurus si tank, i mbuluar me një sipërfaqe të blinduar dhe me një bisht si shkop.

Paleontologu kryesor Sebastian Apesteguia dhe kolegët e tij gjetën një skelet të pjesshëm të Jakapil së bashku me 15 fragmente dhëmbësh që shfaqnin një formë si gjethe, të ngjashme me dhëmbët e iguanës.

jakapil

Sondazh

Poll