Sport

Portieri ‘pa duar’ që bëri historinë me Napolin nuk jeton më, fitoi titullin e parë me Maradonën

Futbolli italian në zi për ndarjen nga jeta të Claudio Garella-s. Ish-portieri u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare pas problemeve në zemër.

12 Gusht 2022, 13:14 Nga DOSJA
Portieri ‘pa duar’ që bëri historinë me Napolin nuk
Claudio Garella

ITALI- Futbolli italian në zi për ndarjen nga jeta të Claudio Garella-s. Ish-portieri ndërroi jetë  në moshën 67-vjeçare pas problemeve në zemër. Garella ishte portieri i Veronës në kampionatin e fituar në sezonin 1984/85. Me fanellën verdheblu ai luajti për katër vjet, duke zhvilluar mbi 100 paraqitje.

Pas përvojës përrallore te ekipi veronez, ai u transferua te Napoli, ku fitoi kampionatin e parë historik në sezonin 1986/87 me Diego Maradona-n dhe Ottavio Bianchi në stol. Po atë vit fitoi edhe Kupën e Italisë me Napolin.

Për t'ua mohuar golin kundërshtarëve, portieri ishte i gatshëm të bënte gjithçka. Nuk është rastësi që ai para së gjithash e përkufizoi veten si një “portier anomal”. Gjithçka është përmbledhur në mënyrën më të mirë të mundshme nga një deklaratë e famshme e avokatit Agnelli: "Garella është portieri më i fortë në botë edhe duke pritur topa pa duar".

E.Ç (Dosja.al)

diego maradona garella napoli

Sondazh

Poll