Sport

Icardi larg PSG-së? Wanda Nara kërcënon parizienët: “Ka edhe 2 vite kontratë dhe për ta liruar duhen shumë para…”

Në fund agjentja e sulmuesit ka shtuar: "Unë jam e vetmja që i di gjërat. Jo si të tjerët, që flasin pa ditur asgjë".

12 Gusht 2022, 14:07 Nga DOSJA
Icardi larg PSG-së? Wanda Nara kërcënon parizienët:

FRANCE - Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e argjentinasit Mauro Icardit, ka folur për situatën e sulmuesit të Paris Saint-Germain, në një intervistë për një TV argjentinas:

"Ai do të jetë pjesë e klubit edhe për dy vite të tjera. Për të liruar një lojtar duhet të paguash shumë para dhe ne nuk jemi në këtë situatë”,- raporton ‘Il Corriere dello Sport’. 

“Këto janë gjëra që ndodhin kur ndryshon trajner dhe një i ri, merr vendime të tjera, prandaj ka ndryshime apo transferime, këto mund të ndodhin…

Dhe ka shumë lojtarë që e gjejnë veten në këtë situatë, në këtë klub, por edhe në të tjerë". Në fund ajo ka shtuar: "Unë jam i vetmi që i di gjërat. Jo si të tjerët, që flasin pa ditur asgjë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll