Aktualitet

EMRI/ Identifikohet personi që plagosi efektivin në Tiranë

U konfliktua me punonjësin e IMT-së dhe e qëlloi.

12 Gusht 2022, 17:58 Nga F.M
EMRI/ Identifikohet personi që plagosi efektivin në Tiranë
Foto Ilustruese

TIRANË- Qani Muça është personi që ka qëlluar me armë zjarri punonjësin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë. Mësohet se Muça ka qenë në banesë kur efektivi ka shkuar të zbatojë urdhrin për shembjen e shtëpisë së tij, në rrugën “Todi Shkurti”.

Por, efektivi ka hasur në kundështinë e pronarit të shtëpisë. Ky i fundit është konfliktuar me punonjësin e IMT-së. Në sherr e sipër, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi efekivin, duke e lënë të plagosur në bark. Punonjësi i IMT-së është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

ilirjan gavelli qani muca plagoset punonjesi i imt

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2022, 15:58 e.k

FOTO/ Zjarr në aksin Sarandë-Ksamil

Pamje nga vendi i ngjarjes SARANDË- Një vatër zjarri është pikasur pak minuta më parë në aksin rrugor Sarandë-...